11:40 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Operacione ndaj pjesëtarëve të FETO-s në Turqi, 189 të arrestuar

Si pasojë e operacioneve të ndara në kryeqytetin e Turqisë janë arrestuar të paktën 189 të dyshuar të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, është zhvilluar operacion ndaj punonjësve civilë të sektorit privat dhe publik me pretendim se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY dhe përdorues të programit ByLock.

Ekipet në kuadër të operacionit kanë arrestuar 171 të dyshuar ndër 260 të dyshuar prej të cilëve 7 janë përcaktuar se gjenden jashtë vendit.

Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në polici. Ndërkohë vazhdojnë punimet edhe për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Ndërkohë, në hetim të ndarë është vendosur urdhër arresti për 18 të dyshuar të FETO-s punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në spitale, prej të cilëve 5 janë në detyrë aktive.

Ekipet e policisë së Ankarasë kanë kryer operacion me udhëzimin e Kryeprokurorisë së Ankarasë dhe në këtë drejtim janë arrestuar 10 të dyshuar.

Vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.