22:16 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Operacioni “BASTI” godet bizneset e lojërave të fatit në Gjakovë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të organizuar në mbështetje të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, sot në orët e mbrëmjes ka nisur një aksion në qytetin e Gjakovës kundër lokaleve të lojërave të fatit, me dyshimin se të njëjtat po e vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të paligjshme.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ policor i emëruar “BASTI”, ku bazuar në urdhërin e Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë (9) lokacione të ndryshme në Rajonin e Gjakovës”.

Hoxha tutje ka treguar se operacioni është duke vazhduar./Indeksonline/