16:18 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Operacioni i koduar ‘URA’, Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë realizuar sot një operacion policor të koduar “Ura”  me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Sipas PK-së, të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.

“Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë:  M. S. lindur me 1972 m/sh/k  J. G. lindur me 1982 m/sh/k  Sh. K. lindur me 1974 m/sh/k, Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar:

 6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole),

 municion 271 cal të ndryshëm,

 7 karikatorë”, thuhet në komunikatë.

Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës./Indeksonline/