16:44 / E Hënë, 25 Maj 2020

Operatorët shqiptar ankohen: Turistët vijnë të premten por nuk kthehen dot të dielën

Turizmi është një ndër sektorët më të dëmtuar për shkak të tërmetit të nëntorit dhe më pas pandemisë së koronavirusit.

Fatos Çerenishti operator turistik i ftuar në studion e Ora News bëri thirrje për të ndihmuar këtë sektor.

”Dëmet në këtë industri janë shumë të mëdha. Nëse do të nisim një orë e më parë turizmin, mendohet që do të kapim 20-30% maksimalja 50% e punës që është bërë në 2019. Aktualisht janë ndërprerë të gjitha kontratat e garancisë që kemi pasur me agjenci prestigjoze si polake, skandinave e gjermane.

Në këtë vit prioritet do të jetë higjiena ndërsa problem është lëvizja për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit si dhe ndalimit të transportit publik.

“Sepse turisti vjen të premten por nuk ikën dot të dielën. Po negociojmë që të lejohet lëvizja të dielave. Policia te lejoje levizjen nese kanë një dokument nga hoteli ku kanë qëndruar”

Distancimi i çadrave do penalizojë 20-30% operatorët turistikë por ata shprehen të vendosur se do të zbatojnë të gjithë protokollin e ministrisë së Shëndetësisë.

Mos i humb