11:52 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Operatori “Kujtesa” sqaron pse ka probleme me rrjet

Nata e ndërrimit të moteve siç duket ka shkaktuar probleme të shumta në vend. Një ndër to del të jetë në disa lagje të kryeqytetit.

Kështu, në lagjet si, te “Muhaxhert”, “Qendra” dhe “Velania” lexuesit kanë thënë për ‘Indeksonline’ se hasin në problemin e rrjetit dhe sistemit të kabllovikut  që furnizohet nga operatori “Kujtesa”.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar zyren për Informim të Kujtesës ku ka mësuar arsyen e këtij problemi disa orësh.

Sipas tyre, i njëjti pritet që të rregullohet gjatë ditës së sotme.

“Për shkak të fishekzjarreve nuk ka pasur kabllovik dhe rrejt në këto lagje. Kjo ka ndodhur pasi është dëmtu një kabëll e jona e cila besojmë se shumë shpejt pritet të rregullohet”, thuhet në përgjigjen e Kujtesës./Indeksonline/