19:52 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Operohet Didier Deschamps, mungon në shortin e EURO 2024

Selektori i Francës, Didier Deschamps do të mungojë në shortin e EURO 2024.

Francezi nuk ka udhëtuar për në Gjermani, pasi të martën i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, shkruan IndeksOnline.

Deschamp ka pasur dhimbje në shpinë prej disa jave dhe i është dashur të operohet.

“Nuk është me kënaqësi që heq dorë nga pjesëmarrja në short. Është gjithmonë një moment kënaqësie, gjatë të cilit kam shumë kënaqësi të flas sidomos me kolegët e mi. Por më kanë udhëzuar që të respektoj disa ditë pushimi.

Padyshim do të ndjek shortin me shumë vëmendje në televizion. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjitha skuadrat e kualifikuara. Sapo të njohim grupin, do të zgjedhim vendin e grumbullimit dhe të nisim të studiojmë në detaje lojën e kundërshtarëve tanë të ardhshëm, edhe pse në përgjithësi i njohim të gjithë mirë.”, ka thënë Deschamp./IndeksOnline/