10:31 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Operohet krokodili 340 kilësh, i nxorën nga stomaku këpucën e një turisti!

Një krokodil i gjatë 10.5 metra i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm, dy muaj pasi hëngri këpucën e një turisti. Krokodili i quajtur Anuket jeton në parkun zoologjik “Farm”.

Aty dy muaj më parë ai i kishte gëlltitur këpucën një turisti. Më pas, ai kishte komplikime shëndetësore dhe gjendja e tij po përkeqësohej çdo ditë e më shumë.

Shkencëtarët në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Floridas kanë kryer operacionin i cili ka zgjatur disa orë.

Veterinarfët arritën që t’ia nxirnin nga stomaku i krokodilit këpucën e turistit./Indeksonline/