16:10 / E Martë, 11 Maj 2021 / C E

Operohet Mevlan Zeka, mbyllet sezoni për sulmuesin e Ballkanit

Mevlan Zeka ka humbur pjesën e mbetur të sezonit në Superligë.

Sulmuesi i Ballkanit sot i është nënshtruar operacionit në krahëror, pasi lëndoi ligamentet në ndeshjen e fundit me Dritën.

Indeksonline mëson se Zeka pas 4 javësh do të kthehet në stërvitje, ndërsa shërimi i plotë mund shkojë deri në 8 javë. /IndeksOnline/