Opozita e Shqipërisë në protestë, Rama nuk e harron urimin e mëngjesit
Kryeministri Edi Rama nuk e ka prishur rutinën e urimit të mëngjesit të mirë për gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Pak orë para se opozita, sikundër edhe ka njoftuar do të nisë një protestë masive me bllokimin e katër rrugëve, Rama ka uruar ditë të mbarë me historinë e Marios, i cili arriti të gjejë punë pas interesimit në Zyrën e Punës.
“MIRËMËNGJES dhe me Marion, një i ri që nuk e priti punën në kafene po e kërkoi në Zyrën e Punës, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama.