12:45 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / S Z

Opozita kërkon miratimin e shpejtë të Ligjit për Lobim, pushteti skeptik

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën “A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim?”.

Në këtë konferencë, Raphawl Kergueno nga Transparency International EU, foli për praktikat më të mira evropiane të rregullimit të lobimit përderisa VV, PDK dhe AAK patën qëndrime të ndryshme për këtë temë. Partia në pushtet është kundër e dy partitë opozitare kërkojnë që ligji të miratohet sa më shpejt.  

Jarmo Helppikangas, shef për Sundimin e Ligjit dhe Seksionit Ligjor në Zyrën e BE-së, tha se aktivitet ligjor dhe duhet bërë sa më shumë dhe të praktikohet sepse vetëm kështu si Kosovë mund të keni ndikim në BE sepse në këtë mënyrë  edhe do afroheshit me shtetet e BE dhe politikat e tyre

“Është një tryezë dhe nisëm e rëndësishme sepse BE-ja i mirëpret këto nisma. Ky lobim është një  aktivitet dhe një sistem mjaftë i zakonshëm për sistemet demokratike aty ku populli merr pjesë drejtpërdrejtë dhe ky ligj bazohet në nenin e  11 në Marrëveshjen e Evropës,  që thotë duhet të jepen mundësi dhe masa që të njoftohen dhe të shkëmbehen publikisht të gjitha fushat të BE së bashku me ekspertizat e saj. Institucionet duhet të kenë dialog të hapur dhe transparent si edhe  duhet te ketë rregullore dhe rregulla te qarta dhe të mos ndikohen ne aktivitete te tjera lobimi si aktivitet në vete është aktivitet ligjor dhe duhet bërë sa më shumë dhe të praktikohet sepse vetëm kështu si Kosovë mund të keni ndikim në BE sepse në këtë mënyrë  edhe do afroheshit me shtetet e BE dhe politikat e tyre”.

“Personalisht besoj që ky është momentum i duhur që çështja e Lobimit të bëhet sa më e rëndësishme dhe të realizohet sa më shpejtë që është e mundur dhe ne si BE do jemi  afër jush duke ju përkrahur në këto nisma”.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se nga një ligj i tillë kompanitë e fuqishme dhe grupet e interesit mund të bëhen më të fuqishme përmes këtij projektligji.

Ndonëse sipas saj, lobimi nuk është i rregulluar juridikisht, ai ndodh vazhdueshëm në Kuvend.

“Kjo çështje është një sfidë shtese sepse duhet ta bëjmë me anë të ligjit dhe grupet që lobojnë poashtu duhet të jenë të ligjshme pra të rregulluara me ligj, një problem në Kosovë  paraqitet rezultati politik shkon tek një grup i caktuar që nënkupto që aty është forca dhe  mundësia  financiare do shtyjnë përpara ligje dhe lobime në favor të tyre dhe resurset financiare do bëhen problem tek grupet e margjinalizuara dhe do krijojnë disbalanc në shoqëri si përfaqësues e shumicës në Kuvend është një problem kompleks dhe në Kuvend janë disa rregulla të cilat duhet ndryshuar”.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, përmendi rastin e angazhimit të Gani Jakupit, si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të lobuar për fuqizim ndërkombëtar.

Sipas saj, nuk duhet që të punohet vetëm në miratim, por edhe zbatimin e tij, raporton EO.

“Pas 10 viteve është zyrtarizuar Rregullorja e Kuvendit dhe është filluar puna për Kodin e Etikës dhe është një dokument që duhet ende punë për të bërë në të tek çështje e lobimit, duhet të kemi kujdes në mënyrën se si e shfrytëzojmë sepse së fundmi i është dhënë një kontratë me 7 mijë e 500 euro, Gani Jakupit i cili ka marr këtë shumë në emër të lobimit. Ne si opozitë kërkojmë llogaridhënie nga Qeveria se a është duke e bërë ai këtë punë sepse ne  nuk kundërshtojmë në parim këtë kontratë, por për rezultatet që kjo kontakte po jep në çështjen e lobimit sepse ato janë para të taksapaguesve dhe që dikush duhet të jap llogari për këtë kontratë dhe çështjen e lobimit”.

“Në emër të PDK e vlerësojmë faktin që po flasin për këtë iniciativë dhe jemi të vetëdijshëm që nuk është  e lehtë sepse nëse shohim Maqedoninë e Veriut edhe  ata e kanë këtë, Ligj por nuk është funksional pra ne duhet të punojmë që ta miratojmë këtë Ligj por edhe ta funksionalizojmë”.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha sa duhet që të ketë konsensus politk në mënyrë që të miratohet ky ligj, ndonëse si pari e përkahin. Ajo pati kritika për mos transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë, raporton EO.

“Ligji për Lobim duhet të ekzistojë dhe është një praktikë e rëndësishme për një shtet, por në Ligj jo gjithmonë përfshin edhe shumë çështje të cilat duhet të krijohen me Urdhëresa Administrative dhe ndodhe që ndonjëherë Qeveria abuzon më këtë urdhëresa sepse këto urdhëresa gjithmonë duhet  të jenë sa më afër  me ligjin që del nga Kuvendi”.

“Transparenca dhe llogaridhënie  duhet të kemi gjithmonë e sidomos nga Qeveria e tanishme e cila ka një qasje arrogante dhe po sillet në mënyrën me të keqe të mundeshe pra në mënyrë të papërgjegjshme, duke filluar që nga ministrat të cilët as nuk na përgjigjen në pyetje parlamentare pyetje të cilat e  kanë obligim të përgjigjen kështu duke mos dhënë llogari për asgjë sillën me arrogance dhe duke anashkaluar llogaridhënien që e kanë obligim. Ne si Aleancë e përkrahim këtë nisëm po duhet ndonjë ekspertizë të thellë duke angazhuar ekspertë dhe nevojitet konsensus politik që ky Ligj të vazhdohet dhe të funksionalizohet”.

Raphawl Kergueno nga Transparency International EU, tha se është krijuar një perceptim që lobimi është negativ, por që nëse shfrytëzohen të gjitha rrugët ligjore ky proces është tejet i rëndësishëm për një shtet.

Sipas tij, grupet e lobimit duhet që të jenë transparente për popullin në mënyrë që të dihet se ku po shkojmë paratë e tyre.

“Kur mendojmë për lobimin shpesh është krijuar një perceptim popullor që ky aktivitet është negativ, por ne besojmë që lobimi është pjesë e rëndësishme e një vendi. Ideja e transparencës së lobimit ka të bëjë më faktin që duhet të këtë llogaridhënie për paratë që shfrytëzohen dhe duhet të bëjmë lobimin me anë të ligjit dhe në mënyrë të qartë, lobimi është i rëndësishëm sepse kur shohim lobimin e Brukselit ligjet që dalin kanë edhe  pasoja për qytetarët dhe këtë duhet që ta bëjmë në mënyrën më transparente që e njohim”.

“Duhet që grupet e lobimit të jenë transparent për popullin pra populli duhet ta dijë kush janë ata sa para kanë dhe të gjitha praktikat që ata i përdorin, dhe çështja e lobimit duhet të mos krijojë edhe  skandale sepse shpesh edhe ne vendet e Bashkimit Evropian kjo çështje ka krijuar skandale duke bërë kështu që me anë të lobimit shumë njerëz të fitojnë pushime falas në emër të lobimit dhe duke krijuar skandal dhe duke mos dhënë askush llogari për këtë çështje, pra është e obligueshme që çështja e lobimit të krijohet sepse vetëm kështu do bëhej një vend demokratikë në mënyrën e duhur duke mos harruar edhe transaprencën dhe  qasje për të gjithë”.