08:24 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Opozita sërish në protestë, çfarë pritet të ndodhë sot para Kuvendit

Dita e sotme shënon protestën e 7 të opozitës, e cila deklaron se ka si qëllim largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Përfaqësuesit e opozitës do të jenë në orën 09:30 rreth Parlamentit, ku deputetët e mazhorancës dhe përfaqësuesit e rinj të opozitës do të mblidhen për diskutimin e projektligjeve.

Sipas informacioneve, opozita ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.

Ndërkohë mësohet se PD ka zhvilluar takime në të gjithë vendin për t’i thirrur ata drejt protestës.

Herët e kaluara edhe pse Basha ka premtuar zgjatje te protestës, ajo nuk ka zgjatur më shumë se katër orë. /albeu.com/