75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 21 Prill 2024 / k.v

Ora 15:00/ Ende askush nuk ka votuar në Zveçan

Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t’u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

Deri në orën 15:00 në asnjë nga pesë qendrat e votimit në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë. Të gjitha kutitë në pesë qendrat e votimit janë të zbrazta./IndeksOnline/