08:53 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ora e Londrës, më e dëmtuar seç ishte menduar

Ora 177-vjeçare e Londrës, Big Beni, është dëmtuar më shumë seç ishte menduar nga bombat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë thënë ekspertët teksa shifrat e shpenzimeve për renovimin e saj po vazhdojnë të rriten.

Ian Aillesi, drejtor i ndërtesës së Parlamentit ka thënë më 12 shkurt se renovimi i kullës ku gjendet ora po del të jetë proces më i vështirë seç ishte planifikuar.

Kulla është izoluar në tre vjetët e fundit, meqë punëtorët janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara të orës 12-tonëshe.

Ata kanë zbuluar edhe probleme të tjera në orë, përfshirë dëmin e shkaktuar nga pluhuri dhe azbesti.

“Pa hapjen e kullës ka qenë e pamundur që të kuptonim nivelin e dëmit në kullë”, ka thënë Aillesi.

Kulla u ka mbijetuar bombardimeve, ndonëse kulmi i ishte dëmtuar në maj të vitit 1941.

Parlamenti britanik ka deklaruar se ligjvënësve u është thënë se renovimi do të kushtojë 79.7 milionë funte për dallim nga 61.1 milionë sa ishin paralajmëruar paraprakisht.