22:48 / E Enjte, 26 Janar 2023 / MSH

Ora luksoze që Ronaldo mori, kur vendosi të bëhej pjesë e Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka marrë dhuratë një orë në vlerë prej 718.000 eurosh për të vlerësuar vendimin e tij për t’iu bashkuar Al-Nassr.

Superylli portugez e ka vazhduar karrierën në Arabinë Saudite me një marrëveshje, nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro në vit.

Për këtë vendim, ai ka marrë edhe një dhuratë speciale, një orë lukosze Jacob and Co shumë të shtrenjtë.

Ora me temë saudite e gjelbër për të përfaqësuar flamurin e vendit dhe fenë kryesore, islamin ka 338 gurë të çmuar jashtëzakonisht të rrallë të ngulitur në të dhe është ar i bardhë 18 karat, me përmasa 47 mm me 15.85 mm dhe një rrip lëkure ngjyrë të gjelbër aligatori.