09:02 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ora ndryshon edhe këtë vit, BE s’ka vendosur ende për kohën e përhershme të verës apo dimrit

Rregullat e reja të BE mund të ndalojnë Mbretërinë e Bashkuar nga ndryshimi orës në vjeshtë dhe pranverë, paralajmëron një raport i ri.

Brukseli po planifikon t’i jap fund praktikës së kthimit apo shtyrjes së orës në të gjithë BE-në pasi pohon se është e papëlqyeshme.

Mirëpo, ende nuk ka vendos për një gjë të tillë, pasi vendet e BE-së duhet të zgjedhin dhe të miratojnë kohën e përhershme të verës apo të dimrit.

Rregullat aktuale nënkuptojnë se cdo shtet duhet të kalojë në kohën e verës në të dielën e fundit të marsit dhe në kohën e dimrit në të dielën e fundit të tetorit.

Ky veprim do të “mbetej përfundimisht vendimi i secilit vend anëtar nëse do të shkonte për verë të përhershme ose dimër”, parashikojnë propozimet.

Sipas presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se miliona njerëz besojnë se në të ardhmen koha e verës duhet të jetë gjatë gjithë vitit dhe kjo është ajo do të ndodhë./Indeksonline/