21:10 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Orari i ndeshjeve për javën e 14-t, vështirë për mysafirët

Tri ndeshje të shtunën dhe po aq të dielën do të zhvillohen në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat kryesuese, Feronikeli dhe Prishtina janë në prag të udhëtimeve të vështira te Ballkani, përkatësisht Drenica.

Punë më të lehtë, së paku sipas parashikimeve, pritet të ketë Flamurtari në udhëtim te KEK-u.

Dështimin eventual të Feronikelit e Prishtinës do të mund ta shfrytëzonte Drita, e cila është mikpritëse e Lirisë.

Gjilanasit që nga ardhja e trajnerit Shpëtim Duro i kanë radhitur rezultatet pozitive dhe tashmë i janë afruar kreut të renditjes

E shtunë:
Drenica – Prishtina
Ballkani – Feronikeli
KEK-u – Flamurtari

E diel:
Trepça ’89 – Gjilani
Ferizaj – Llapi
Drita – Liria

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30.