22:42 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020

Ordinanca që po rrezikon mbi 15 familje në Podujevë, frikësohen se prej saj mund të infektohen me Covid

Në qytetin e Podujevës, shumë afër Spitalit të Përgjithshëm, operon ordinanca private e pulmologjisë “Shpëtimi”.

Ordinanca e vendosur në katin përdhes të një ndërtese kolektive, në të cilën banojnë më shumë se 15 familje, po shqetëson ata tash e disa muaj.

Banorët e kësaj ndërtese pareshtur janë ankuar në lidhje me operimin e kësaj ordinance në ndërtesën ku ka banorë të gjeneratave të ndryshme, fëmijë, të rinj e të moshuar.

Mirëpo përkundër kësaj ordinance po vazhdon të funksionoj normalisht dhe pa ndonjë pengesë. Të vetmin pushim që e kishte pasur, ishte kur pronari i saj ishte prekur nga Covid-19.

Me tu shëruar ai i është kthyer ordinancës si dhe pacientët kontrolleve.

Të irrituar nga kjo situatë, banorët kanë mbetur të mbështetur “për muri” dhe tashmë iu janë shteturr të gjitha vendet se ku të ankohen, meqë këtë e kanë bërë në gjykata e në komunë e gjithandej, e ende po hasin në vesh të shurdhër.

IndeksOnline ju sjell pamje nga kjo ordinancë: