15:12 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Orë vendimtare për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, ka shpresë, Komunat kryejn obligimet ligjore!

Kemi hyrë në orët e fundit nga ku do varet nëse Ministria e Financave do të kryej ose jo ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Ministria e Hekuran Muratit ka kërkuar listat e mësimdhënësve në mënyrë që pagat të ekzekutohen sot.

Kreu i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka thënë se komunat kanë kryer gjitha obligimet ligjore dhe se pagat duhet të procedohen për ekzekutim.

“Komunat kanë kryer gjitha obligimet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi ashtu siç i kanë kryer deri më tani. Jam shumë optimist që sot do të ekzekutohen pagat dhe do të gëzohen familjet e mësimdhënësve”, ka thënë Ibrahimi.

SBASHK ka dhënë afat deri në orën 16:00 që të kryhet ekzekutimi i pagave, në të kundërten ka paralajmëruar ndjekjen e rrugëve ligjore ndaj Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/