23:11 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Organizata rinore e Kosovës ndihmon 300 familje në Laç

Ndihma e kosovarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, nuk po ndalen.

Gjatë ditës së sotshme organizata rinore nga qyteti i Lipjanit ‘Hope’ ka ndihmuar 300 familje në qytetin e Laçit, transmeton Indeksonline.

Këto ndihma janë dhënë në bashkëpunim me Bashkinë e Laçit dhe  kryebashkiaken, Majlinda Cara.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Ndihmat u siguruan nga të hollat e mbledhura në qytetin e Lipjanit. Ato përfshinin veshmbathje, pako ushqimore e higjenike.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, për vëllazërinë tonë, e u pafshim tjera herë vetëm për gëzime!” ishte njëra ndër pjesët e fjalimit të Rinor Murati, bashkëthemelues i Grupit “HOPE”.

Pjesa e mbetur e parave do të dhurohet për familjen nga Gjilani, ku humbën jetën dy djemtë e saj në këtë tragjedi./Indeksonline/

Image may contain: 13 people, people smiling, crowd and outdoor
Image may contain: 13 people, people smiling, people standing
Image may contain: 3 people, crowd and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
No photo description available.