16:28 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Organizohet protestë për logon e FFK-së (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës para disa dite publikoi fanellat dhe logon e re.

Menjëherë pas publikimit të fanellave dhe logos, shumë tifozë u ndanë të pakënaqur me dizajnin e stemës së re, shkruan IndeksOnline.

Për këtë arsye disa persona kanë organizuar një protestë kundër logos së re.

“Më 19 qershor (e martë) nga ora 12:00 në ndërtesën e FFK-së protestohet kundër logos”, shkruhet në njoftimin e protestuesve.

Kujtojmë që FFK-ja sot doli me një deklaratë se logoja e re nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s./IndeksOnline/