19:17 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Organizoi festë gjatë karantinës, Manchester City merr masa ndaj lojtarit

Në orët e kaluara ka bërë xhiron e botës lajmi i festës së seksit të organizuar nga mbrojtësi Kyle Walker gjatë karantinës.

Disa orë më parë, ndër të tjera, ish-lojtari i Tottenham kishte ftuar tifozët që të qëndronin në shtëpi. Natyrisht, lajmi nuk ka kaluar pa u vënë re nga Manchester City.

Pak orë para përhapjes së lajmit, Manchester City ka publikuar një komunikatë në të cilën ka theksuar se ndaj lojtarit do të merret një masë disiplinore.

Manchester City është në dijeni të lajmit të publikuar në gazeta në lidhje me jetën private të Kyle Walker dhe shkeljes së karantinës, ashtu si edhe të rregullave për distancimin social. Jemi të zhgënjyer nga ky lajm, në ditët e ardhshme klubi do të marrë një masë disiplinore”, shkruhet në komunikatën e Manchester Cityt. /IndeksOnline/