09:33 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet një person në Skenderaj

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet të kishte organizuar lojëra fati në lokalin e tij.

Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar katër televizorë, tri shtëpiza të kompjuterëve, tre monitorë të kompjuterëve, dy lexues tiketash, pesë libra të tiketave, tiketa bastoresh dhe 104.5 euro të gatshme.

Sipas policisë, pas intervistimit, i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Skenderaj 16.02.2022 – 13:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale janë konfiskuar katër TV, tri shtëpiza PC, tre monitor PC, dy lexues të tiketave, pesë libra të tiketave, disa tiketa të bastoreve dhe 104.5 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.