15:48 / E Enjte, 09 Maj 2024 / G T

Orges Arifi arrin në finale të Kampionatit Europian

Karateisti nga Kosova, Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian “Zadar 2024” në Kroaci.

Arifi arriti t’i kalonte katër pengesa për t’u kualifikuar në finalen e madhe, shkruan Indeksonline

Tani karateisti kosovar lufton për medaljen e artë ku si kundërshtar e ka një sportis nga Greqia, Xenos Christos- Stefanos.

Kujtojmë që Arifi në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës, por u largua për ta përfaqësuar flamurin “kuqezi”./Indeksonline/

No photo description available.