14:55 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Orgeta Shehu: Ulja e dënimit për kriminelin Tasiq na ka tronditur, kam ardh nga Gjermania për protestë

Ulja e dënimit për kriminelin serb Darko Tasiq, nga 22 në 11 vite ka shtyrë shumë familjare nga Krusha e Madhe të vijnë e të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë.

Rrugë nga Gjermania për të protestuar ka marrë edhe Orgeta Shehu e cila ka të humbur 39 anëtarë të familjes së saj.

No description available.

“Kemi ardh sot për këtë padrejtësi që na kanë bërë. I kanë dhënë dënim të paktë, përgjysmë dënimi. Nuk e kemi ditë çka ka ndodhë. Ne jemi kanë të tronditur, por me këtë jemi tronditur edhe më shumë. Unë kam humbur axhin atë kohë i kishte 16 vite, pastaj gjyshin, si dhe 39 anëtarë tjerë të familjes tem”, ka thënë ajo në jë bisedë për IndeksOnline.

Pas kësaj proteste ka reaguar edhe Gjykata e Apelit, duke thënë se ai nuk ishte i ngarkuar as për vrasje, as për rrahje apo çfarëdo torture ndaj popullsisë civile, ashtu sikur mund të flitet./IndeksOnline/