16:50 / E Martë, 07 Korrik 2020

Orgs Bunjaku vendos gjakun para gjithçkaje, i thotë “PO” Kosovës

Futbollisti i Baselit, Orges Bunjaku ka zgjedhur të përfaqësoj vendin e prindërve të tij duke i thënë përfundimisht Po Kosovës.

Mesfushori i talentuar do të bëhet “Dardan” derisa ka filluar procedurat për tu pajisur me pasaportë.

Lajmin për “Olle” e ka bërë të ditur ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Muharrem Sahiti

Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën”, tha fillimisht Sahiti.

Orges Bunjaku

E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, përfundoj krahu i djathtë i Bernard Challendesit, Muharrem Sahiti.

19 vjeçari Bunjaku këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit, duke luajtur edhe një ndeshje në Ligën e Evropës. /IndeksOnline/