13:02 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

“Orhani” ngacmon shoferët: A po ju harxhon kerri hiç?

Kosova vazhdon të jetë në orë policore nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit, por është duke u bërë thirrje vazhdimisht që edhe gjatë ditës t’i rralloni daljet si një nga kushtet kryesore për parandalimin e pandemisë.

Në qytet të vendit mund të shihet një fluks i vogël i qytetarëve dhe makinave, e lidhur me këtë, aktori i njohur Fatmir Spahiu ka ngacmuar pikërisht shoferët.

I njohur për humorin e tij dhe statuset “ngacmues” në rrjetet sociale aktori kosovar ka shkruar “A po ju harxhon kerri hic?”.

Nuk ka munguar edhe një kundërpërgjigje nga kolegu dhe miku i tij, aktori Donat Qosaj, i cili ka shkruar “Ty a po të harxhon frigoriferi hiç?”, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e tjera nga adhuruesit e aktorit të serialit “Kafeneja jonë”./Indeksonline/