11:04 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Orlando: Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ua ka uruar festën e Fitër Bajramit, të gjithë atyre që festojnë në Kosovë, Itali dhe më gjerë.

“Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë, duke sjellë harmoni dhe paqe shumë të nevojshme mes kulturave dhe komuniteteve”, ka shkruar ai në Twitter.