22:05 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

OSBE: 55.178 serbë nga Kosova votuan në zgjedhjet e Serbisë

Misioni i OSBE-së që po monitoron zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë ka bërë të ditur se 55.178 serbë, apo 57.88% e votuesve të regjistruar, kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë.

Ky është numër më i madh se sa i zgjedhjeve të kaluara që u mbajtën më 2016.

45.656 votues morën pjesë në vitin 2016.