17:43 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / S Z

OSBE: E dënojmë vandalizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë të ditur se e dënon rastin  e shkrimeve që ndodhën ndaj e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll të Pejës.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon vandalizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll më 14 maj dhe mesazhet e urrejtjes dhe intolerancës me të cilat u prishën muret e kishës”.

“Misioni mirëpret veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për të hapur një hetim dhe për t’i vendosur autorët para përgjegjësisë”, ka thënë OSBE.