18:00 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

OSBE: Rastit nga Drenasi t’i jepet prioriteti më i lartë dhe drejtësia të vihet në vend

Misioni i OSBE  në Kosovë i bashkohet opinionit kosovar në shprehjen e dënimit tonë ndaj abuzimit seksual të raportuar kundër një personi nga individët në pozita të cilët duhej të jenë të besueshëm dhe me autoritet. \

Veprat të cilat supozohet se janë kryer nga mësuesi i adoleshentes dhe më pas gjatë në periudhe më të gjatë nga një zyrtar policor janë të tmerrshme dhe të papranueshme për të gjitha nivelet e njerëzisë dhe profesionalizmit. Ne mirëpresim përgjigjet e menjëhershme të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Inspektoratit të Policisë së Kosovës, si dhe autoriteteve komunale të Drenasit në pezullimin, arrestimin dhe inicimin e procedurave të hetimit të rasteve kundër abuzuesve të supozuar.

Presim që kësaj çështjeje t’i jepet prioriteti më i lartë dhe drejtësia të vihet në vend.Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të mirëqenies sociale që të dëshmojnë ndjekjen dhe këshillimin e nevojshëm për viktimën e re dhe familjen e saj.