12:14 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Oscar ka një porosi për Chelsean

Lojtari i njohur brazilian, Oscar ka një mesazh për ish-ekipin e tij Chelsean.

Ai dëshiron që Blutë e Londrës ta mposhtin Barcelonën, në duelin e sotshëm që zhvillohet nga ora 20 e 45 në “Stamford Bridge”, transmeton IndeksOnline.

“Kam dëshirë që Chelsea ta mposht Barcelonën sonte dhe besoj shumë se do ta bëjë. Pse jo edhe të shkoj në finale, ata kanë futbollistë cilësor dhe shumë lehtë mund ta arrin këtë”, ka thënë Oscar.

26-vjeçari u largua nga Chelsea në vitin 2016 dhe u transferua në Shanghai SIPG. Te Blutë e Londrës ai bëri afro 150 paraqitje dhe shënoi 28 gola./IndeksOnline/

Temat: