75 Mall Live Search
10:59 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / F.R

Zjarrëfikësit ende po përballen me zjarrin në ndertesën te Parku i Qytetit, Rama del në vendngjarje

Një prej kateve të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë sot është kapluar nga flakët, duke lënë të lënduar disa persona.

Në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin kanë dalë një numër i madh zjarrfikësish.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në vendin ku ka ndodhur zjarri. Ai shihet duke biseduar me disa prej zjarrfikësve teksa bëheshin përpjekjet për shuarjen e zjarrit.