09:19 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Osmani arrin në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Presidentja u është bashkangjitur disa figurave të rëndësishme që po marrin pjesë në këtë ceremoni, përfshirë ambasadorin amerikan Jeffreys Hovenier, ambasadorin suedez Jonas Westerlund, kryeminstrin Albin Kurti, ministrin Xhelal Sveçla, ministren Donika Gërvalla, zëvendëskryeministren Emilija Redzepi, si dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Ceremonia është duke u mbajtur në sallën “1 Tetori”, teksa të pranishëm janë edhe dhjetëra familjarë të policëve që do të mbajnë me krenari uniformën e Policisë së Kosovës.

Gjenerata e 59-të e Policisë po nxjerr 446 kadetë të rinj që i bashkohen këtij institucioni./Indeksonline/