18:37 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Osmani arrin ne Samitin për Paqe në Ukrainë, pritet nga Zelensky dhe presidentja zvicërane

Në Lucern të Zvicrës, sot do të mbahet Samiti i Paqës për Ukrainën.

Në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse në këtë samit, është edhe Kosova, raporton Indeksonline.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në këtë samit. Ajo është pritur nga Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky dhe Presidentjs zvicerane.

”Ne jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës” ka shkruar Osmani në X.

Gjatë këtij samiti do të diskutohet mbi hapat që duhen ndërrmarrë për të shkuar drejt paqes në Ukrainë. /IndeksOnline/