18:34 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / MSH

Osmani, Biden dhe miqësia e përhershme ShBA-Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ajo po shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Në kuadër të kësasj vizite, Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dhe Zonjën Parë Jill Biden.

Fotografia që ndau Osmani në facebook nuk pati nevojë për shumë përshkrim, vetëm atë të konfirmon miqësinë e përhershëm.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, shkroi presidentja e Kosovës./Indeksonline/