22:46 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Osmani: COVID-19 është kudo përreth nesh, të kemi kujdes t’i zvogëlojmë vuajtjet

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se lufta me COVID19 nuk ka përfunduar ende dhe po pason një i afërm i yni, shkruan IndeksOnline.

Ajo bëri thirrje që të shtohet kujdesi.

Postimi:

Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve.

COVID-19 është kudo përreth nesh. Kemi nevojë të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen, t’i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!