75 Mall Live Search
23:37 / E Premte, 24 Maj 2024 / MSH

Osmani dhe Fondi për Zhvillim i Katarit flasin për projekte mbi shëndetësinë dhe mbështetjen e veteranëve të UÇK-së

Me iniciativën e Presidentes Osmani, Kosovën e ka vizituar Qatar Developement Fund për të diskutuar mbi mbështetjen e projekteve në fushën e shëndetësisë, mbështetjen e invalidëve veteranë të UÇK-së, projekte të turizmit malor, si dhe të tjera projekte investive të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Përveç takimit me Presidenten Osmani, delegacioni i Qatar Developement Fund, nën shoqërimin e këshilltares së Presidentes, Donika Kadaj Bujupaj, janë takuar edhe me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia; kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama; kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati; kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn.