14:09 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / k.v

Osmani dhe Hovenier përkujtojnë Ditën Kombëtare të Presidentit të ShBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara, është një festë kombëtare, e cila festohet të hënën e tretë të shkurtit, në nder të Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington.

Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “”Miqtë e Amerikës” i ka dhuruar presidentes Vjosa Osmani-Sadriu një poster me kornizë me të gjithë Presidentët e SHBA-së.

Pas aktivitetit, presidentja Osmani nuk ka dashur të flasë as për këtë ngjarje dhe as për qëndrimin e saj rreth Planit Franko-Gjerman.

“Nuk mund të flas në rrugë. Dihet qëndrimi im për Planin, nuk ka ndryshuar”, tha ajo.