10:59 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Osmani e ashpër në drejtim të deputetëve: Ose mbani distancën dhe maskat, ose ndërpritet seanca

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Që nga fillimi i saj, Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të mbajnë distancën.

“Mbani distancën, deputetë, mbani distancën dhe maskën”, është dëgjuar t’u thotë vazhdimisht Osmani deputetëve, raporton Indeksonline.

Ajo madje deklaroi se nëse nuk mbahet distanca dhe vendosja e maskave nuk do të vazhdojë seancën.

Madje dikush e mori shaka dhe qeshnin me deklaratën e Osmanit. Duhet përkujtuar që Kosova është në një situatë të vështirë në përballjen me pandeminë COVID-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 4 mijë e 100, e numri i viktimave në 86./Indeksonline/