10:53 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani e Kurti te varri i Adem Demaçit, nderojnë veprimtarinë e tij

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë kanë vendosur kurorash lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Osmani, Demaçin e quajti simbol të çështjes shqiptare, i cili sakrifikoi vetën për të mirën kolektive.

“Ne sot nderojmë edhe Adem Demaçin një për veprimtarëve simbol të çështjesh shqiptare që luftoj okupimin dhe regjimin serb. Ai dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet në të mirë të lirisë kolektive. Vendosi lirinë e popullit para çdo lirie dhe interesi tjetër”, tha ajo.

Edhe kryeministri Albin Kurti, e vlerësoi lart kontributin e Demaçit.

“Si shkrimtar dhe intelektual i ri dhe i burgosur politik me vuajtje të gjatë. Adem Demaçi frymëzoi, inspiroi brezat e tërë si askush tjetër.

Në 12 vjetorin e shpalljes pavarësisë së Kosovës ne përulemi para jetës veprës dhe luftës së tij i cili asnjëherë nuk i ndau nga njëra tjetra. Ai ishte i gjithkujt përveç vetës së tij atëherë i kemi aq shumë borxh”, tha ai.