13:03 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / AR

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj sulmit fizik në drejtim të gazetarit, Visar Duriqi, ku ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes, shkruan Indeksonline.

Ajo po ashtu ka ftuar organet e rendit që sa më parë t’i identifikojnë autorët dhe ata të përballen me drejtësinë.

Osmani u shpreh se gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtet kundrejt tyre janë grushte ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes. Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave, të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.

Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe ata të përballen me drejtësinë. Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtet kundrejt tyre janë grushte ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!”/Indeksonline/