11:04 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / V R

Osmani i “Stupcave” dhe deputetja e PDK-së kalojnë vikendin në Gërmi

Kjo ditë vikendi ka nisur bukur për aktorin e humorit, Osman Azemin dhe deputeten Blerta Deliu-Kodra.

Të dy së bashku me disa mikesha që në orët e para të mëngjesit kanë dalur në Parkun e Gërmisë për të vrapuar, shkruan Indeksonline.

Ishte humoristi kosovar që ka ndarë disa imazhe në rrjetin sociale Instagram teksa shkruan: Vrap për një jetë të shëndetshme.

Kujtojmë që deputetja nga radhët e PDK-së është mjaft e përkushtuar ndaj vrapimit, shëndetit dhe ruajtjes së fizikut, e kjo bie në sy dhe nga dukja elegante që Blerta ka./Indeksonline/