11:23 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani: Ka ardhur koha, që edhe ne politikanët të nisim t’ju bëjmë krenarë sikur sportistët

Sot në Pejë u përurua shtatorja e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, shkruan IndeksOnline.

Osmani ka thënë se ka ardhur koha qe edhe politikanët të nisim t’ju bëjnë krenarë sikurse sportistët.

Kryeparlamentarja më ketë rast ka falënderuar Kelmendin dhe trajnerin e saj Driton Kuka, që kanë ngritur flamurin e Republikës së Re të Kosovës në vende të botës.

 “Ka ardhur koha qe edhe ne politikanët të fillojmë t’ju bëjmë krenarë sikur sportistët.

Faleminderit që e ngritët flamurin edhe në ato vendet e botës ku ne politikanët nuk arritëm kurrë”, ka thënë ajo./IndeksOnline/