22:40 / E Diele, 19 Janar 2020

Osmani: Kënaqësi të takoj aktivistë, që sërish e konfirmuan se s’ka rrugë më të drejtë se të dëgjosh zërin e qytetarëve

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e degës së LDK-së në këtë komunë.

Pas kësaj, Osmani ka deklaruar se qindra aktivistë e konfirmuan sërish se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim, transmeton Indeksonline.

Në këtë takim Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu shiheshin afër njëri-tjetrit, pavarësisht qëndrimeve të kundërta që patën ditëve të fundit sa i përket lidhjes së koalicionit VV-LDK.

Postimi i plotë:

Sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e kësaj dege të LDK-së, kisha kënaqësinë të takoj e bisedoj me qindra aktivistë, të cilët sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim.

Mos i humb