13:07 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Osmani kërkon drejtësi për fëmijën e vrarë të komunitetit rom, në Fushë- Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani para deputetëve tha se të gjithë së bashku duhet të kërkojmë drejtësi për vrasjen e 9-vjeçarit Kujtim Veseli nga komuniteti rom dhe përgjegjësi nga shteti për ta mbrojtur jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Osmani tha se në rastin e vrasjes së Veselit dështoi shteti.

“Dështimi institucional është dështim kolektiv shoqëror. Kemi dështu ta dënojmë dhe ta luftonim sa duhet racizmin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Të marrësh jetë njerëzish është akti më i pafalshëm pa marrë parasysh kush e bënë në çfarë rrethana e bënë apo ndaj kujt e bën. Në rastin e Kujtimit dështoi shteti”, tha Osmani.

Sipas Osmanit dhunimi seksual dhe vrasja e Veselit kanë qenë të ndalueshme dhe këtë sipas saj e ka konstatu edhe raporti i Avokatit të Popullit në raportin e publikuar enkas në këtë rast.

“Siç edhe po shihet racizmi vret”, tha ajo.

Pas një viti e dy muaj nga vrasja e fëmijës Kujtim Veseli, kishte filluar gjykimi ndaj të akuzuarit S.O.

Gjykimi në Departamentin e Krimeve të Rënda, ishte mbajtur me dyer të mbyllura  pasi u konfirmua aktakuza nga Gjykata e Apelit.