22:19 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Osmani: LDK e përkrahur nga PAN-i, sot e solli për votim mocionin ndaj qeverisë së shpresës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se si kryetare e Kuvendit ka përgjegjësinë institucionale që t’iu drejtohet ngase LDK e përkrahur nga PAN-i sot ka sjellur për votim mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Osmanit ha se ky mocion është ngritur ndaj qeverisë së ndryshimit në një vend ku politikanët, me gjasë e duan ndryshimin.

“Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, kam përgjegjësinë institucionale që t’ju drejtohem nga kjo foltore e nga ky kuvend, ngase Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkrahur nga PAN-i, sot ka sjellë për votim mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë suaj, ndaj qeverisë së shpresës, më të votuarës qeveri në 15 vjetët e fundit. Ky mocion është ngritur ndaj qeverisë së ndryshimit në një vend ku politikanët, me gjasë, nuk e duan ndryshimin. Ky mocion është dorëzuar në kohën kur bota po vuan dhe Europa e ka bërë moto solidaritetin mes njerëzve. Sot ne rrezikojmë ta humbim edhe atë fije solidariteti që e kemi gëzuar para pandemisë. Kjo është e pashembullt”, tha Osmani, shkruan Indeksonline.

Tutje ajo shtoi se ky është fjalimi që nuk do të donte ta mbante.

“Ky është fjalimi që nuk do të doja ta mbaja, ngase në çastin në të cilin unë po flas, Kosova dhe mbarë njerëzimi janë duke u përballur me njërën nga sfidat më të mëdha në historinë e njerëzimit, atë të virusit “Covid 19”. Në këtë çast të trishtë për njerëzimin, të cilin po e bëjmë edhe më të trishtë me mosdurimin tonë politik, me mocionin ndaj qeverisë, ëndrra për ta mbisunduar tjetrin shndërrohet në betejë meskine për pushtet, edhe atëherë kur ai pushtet është kërkon shërbëtorë sikur mantelbardhët tanë, që luftojnë për secilën jetë, për secilin njeri, për secilën fjalë”, përfundoi ajo./Indeksonline/