16:54 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Osmani me takime të shumta në Berlin, takon edhe emisarin e Trump-it për dialogun

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në Gjermani.

Osmani ka takuar ambasadorin e ShBA-së dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Faleminderit shumë ambasador Richard Grenell për  një takim të mrekullueshëm në Ambasadën e ShBA-së në Berlin sot. Duke shikuar përpara drejt fuqizimit të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm”, shkroi  Osmani, transmeton Indeksonline.

Përpos Grenell, Osmani në Gjermani ka takuar edhe përfaqësuesit gjerman të Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe këshillat e vlefshme”, tha Osmani./Indeksonline/