Osmani, ‘Medalje Presidenciale të Meritave’, për SHKA ‘SOFRA PEJANE’
Me motivacion, Për Kontributin e Jashtëzakonshëm në Ruajtjen dhe Promovimin e Vlerave të Muzikës Qyetare, kreu i shtetit Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritave, për SH.K.A. ‘Sofra Pejane’.
Kjo Medalje u ndahet, personaliteteve ose Shoqërive/Ansambleve nga sfera e kulturës, artit dhe muzikës, të cilët kanë treguar përkushtim të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa qëllimi i saj është vlerësimi i kontributit të veçantë në fushën e kulturës dhe forcimin e identitetit shtetëror përmes muzikës.
Një Medalje e kategorisë së njejtë nga Presidentja, iu premtua edhe përfaqësueses së Kosovës në futboll, në rast të fitores së sontme përballë Turqisë.
Në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Republikës, në emër të SHKA ‘Sofra Pejane’, Medaljen e kanë pranuar, hit-këngëtari i njohur kosovar, pjesë e ‘Sofrës, Ramadan Krasniqi-Dani, Fitim Behluli dhe kryetari i Shoqërisë, Sadik Sadiku.

‘Këtë Medalje, ja dedikojmë qytetit tonë, fansave të këngëve tona dhe të gjitha brezave që kaluan dhe ruajtën brez pas brezi, vlerat e mirëfillta të këngës, esnafit, artit, kulturës, bujarisë, mikpritjes dhe traditës tonë në Sofër!’-ka shkruar SHKA ‘Sofra Pejane’.




