Osmani në Moldavi: Me miq diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Kishinau të Republikës së Moldavisë, ku po përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Osmani ka thënë se në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë
“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.