75 Mall Live Search
21:47 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / MSH

Osmani, nga Parisi: Notre-Dame, simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindonin, janë duke qëndruar në Paris të Francës.

Presidentja dhe Zotëriu i Parë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame, shkruan IndeksOnline.

“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

Notre-Dame, një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore”, shkroi Osmani në Facebook.